Banesë dhe punë për gruan që u dhunua publikisht nga burri

220

Marsela Çaushaj, gruaja që u dhunua publikisht nga burri, tashmë është sistemuar plotësisht me tre fëmijët e saj, dy djemtë dhe vajzën.
Banesa, një hyrje funksionale dhe e mobiluar bukur, në një nga pallatet shumëkatëshe përgjatë “Transballkanikes”, tashmë është streha e kësaj familjeje.
Veç kësaj, për 38 vjeçaren u sigurua edhe një punë si sanitare në një institucion arsimor në qytet, ndërkohë që, për fëmijët, janë ofruar ndihma të tjera për arsimimin falas, trajtimin me medikamente mjekësore gjithashtu falas etj.

13406856_10153536662677541_4543944064622227298_n 13427883_10153536662452541_7448221827814447381_n 13450203_10153536662582541_4733505994976285876_n