Zyrtare/ “Arena Kombëtare” thuajse gati. Caktohet data, ja kur do të luhet ndeshja e parë

130

Pritjes për të parë një ndeshje në “Arena Kombëtare” po i vjen fundi, madje ka dhe një datë zyrtare dhe një takim të përcaktuar për t’u luajtur në impiantin më të ri në vend.

Në 11 qershor, Shqipëri – Moldavi, takimi i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”, do të luhet në stadiumin që të gjithë presim.

Lajmi gjen konfirmim edhe nëse i hedh një sy faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares dhe pikërisht për ndeshjen Shqipëri – Moldavi lexohet “Sheshi Italia”, Tiranë. Në këtë mënyrë, mund të jepet e sigurt se maksimumi në muajin qershor “Arena Kombëtare” do të jetë përfunduar dhe funksional, gati për të mikpritur evente futbollistike.