Korçë, restaurim banesave që janë monument kulture

194

Një vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe restaurimit të banesave “monument kulture” në qytetin e Korçës, të cilat po kthehen në identitet pas punimeve restauruese.

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin për “Restaurimin e Banesës së Filip Çekani”, Korçë.

Sipas IMK-së, projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të objektit.

Banesa e Filip Çekanit është një monument i trashëgimisë kulturore, i llojit “Arkitekturë”.

Synimi i restaurimit të banesave “monument kulture” është që t’i shpëtojnë rrënimit dhe të shndërrohen jo vetëm në dëshmi të historisë, por të kenë edhe efekt utilitar për turizmin.