Kosovë, 1 miliard euro për një tjetër autostradë

90

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se gjatë këtij viti pritet të nisë së ndërtuari edhe një autostradë tjetër.

Autostrada e re pritet të lidhë qytetet Istog- Pejë – Deçan- Gjakovë dhe Prizren, andaj ndryshe njihet edhe si “Autostrada e Dukagjinit”.

Kjo autostradë llogaritet të jetë ndër autostradat më të gjata në territorin e Kosovës, me 91 kilometra.

Për këtë projekt kanë filluar përgatitjet dhe institucionet thonë se do të realizohet sipas kritereve dhe standardeve më të larta.