Spitali i ri intern, në korpusin spitalor të Traumës, drejt përfundimit

0

Pas Spitalit Qendror në QSUT, është gati drejt finalizimit një tjetër investim e rëndësishëm, Spitali i Sëmundjeve të Brendshme në korpusin spitalor të Traumës.

Spitali është rindërtuar me standardet më të mira.

Spitali do të shërbejë për trajtimin e sëmundjeve të brendshme si dhe do të ketë për herë të parë një qendër konsultash të dedikuar.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ketë 9 salla leksioni për studentët e Mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

/ata.gov.al